Artikull
Orkestra Simfonike e Radios Bullgare anuloi koncertin e parashikuar për sot
Shtyhet edhe hapja e Festivalit “Ditë Muzikore të Marsit”
Premte 15 Mars 2024 08:29
Premte, 15 Mars 2024, 08:29
Orkestra Simfonike e BNR-së
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Në kujtim të Shenjtërisë së Tij Patriku Bullgar Neofit dhe Mitropolit të Sofjes, Radioja Kombëtare Bullgare anuloi koncertin e Orkestrës Simfonike të medias të planifikuar për sot. Koncerti, i cili duhej të mbahej sot në Salën “Bëllgaria”, ishte me dirigjentin dhe solistin e ftuar Patrik Galoa, solistin Javor Zhelev dhe me pjesëmarrjen e artistes pamore Tijna Osara. Është shtyrë për një kohë të pacaktuar hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Ruses “Ditët e Muzikës së Marsit”, njofton Komuna e qytetit Ruse në faqen e saj në Facebook. Edicioni i sivjetshëm i festivalit përfshin gjithsej 23 shfaqje muzikore dhe shoqëruese me pjesëmarrjen e muzikantëve, ansambleve dhe orkestrave nga skena evropiane dhe botërore.