Artikull
Bojko Borisov: Të hënën dorëzojmë një dosje me emra ministrash, ose shkojmë në zgjedhje
Premte 15 Mars 2024 12:21
Premte, 15 Mars 2024, 12:21
Bojko Borisov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të hënën dorëzojmë një dosje me emra ministrash, ose do të shkojmë në zgjedhje të reja. Kështu deklaroi lideri i GERB-it Bojko Borisov para gazetarëve në Plovdiv. Të hënën Presidenti Rumen Radev pritet t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues forcës së parë në Kuvendin e 49-të Popullor - GERB-SDS, ndërsa mandatin do ta marrë zëvendëskryeministrja në dorëheqje Maria Gabriel nga GERB. Borisov theksoi se pas dorëzimit të dosjes Gabrielit nuk do të ketë më negociata për formimin e qeverisë. Ai refuzoi të komentojë emra konkretë nga përbërja e kabinetit të mundshëm të ardhshëm.
Publikoi / Publikuan: БНР екип