LAJME

Artikull

Jordanka Çobanova kryesoi Përfaqësinë e KE në Bullgari

Hënë, 18 Mars 2024, 13:45

Jordanka Çobanova

Jordanka Çobanova

FOTO: facebook.com/ECinBulgaria

Madhësia e shkronjave

Jordanka Çobanova drejtoi zyrtarisht përfaqësinë e përhershme të Komisionit Evropian në Bullgari. Udhëheqësi i fundit me të drejta të plota në këtë post ishte Ognjan Zllatev, i cili e mbajti këtë post deri në mesin e vitit 2019. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, Çobanova ishte ambasadore e Bullgarisë në Sllovaki. Para kësaj, ajo ka mbajtur disa pozita kyçe në vendin tonë, duke përfshirë detyrën e këshilltarin për çështje evropiane të presidentit Rosen Plevneliev dhe postin e zëvendësministrit të zhvillimit rajonal dhe punëve publike. Nga viti 2021 deri në vitin 2024 ka punuar si eksperte në Drejtorinë e Përgjithshme “Veprimtaria detare dhe Peshkimi” të KE-së.