LAJME

Artikull

Kreu i përkohshëm i kishës do të jetë Mitropoliti Grigorij

Martë, 19 Mars 2024, 09:30

Mitropoliti i Vracës Grigorij

Mitropoliti i Vracës Grigorij

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Sinodi i Shenjtë zgjodhi unanimisht kryetar të përkohshëm të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare Mitropolitin 54-vjeçar të Vraçës Grigorij. Mitropoliti Grigorij do të jetë përgjegjës për zgjedhjen e një patriarku të ri. Ajo duhet të organizohet dhe mbahet brenda 4 muajve të ardhshëm. Në postin e Patriarkut mund të zgjidhen 9 nga 13 mitropolitë. Sipas statutit të Kishës Ortodokse Bullgare – ata duhet të kenë mbushur moshën 50 vjeç dhe të kenë qenë mitropolitë për të paktën 5 vjet. Një nga pretenduesit e mundshëm, Mitropoliti i Plovdivit, Nikollaj, njoftoi se nuk do të kandidojë për patriark. Kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë do të kryejë edhe detyrën e Mitropolitit të Sofjes, tha zëdhënësi i Sinodit, Peshkopi i Stara Zagorës Qipriani.