Artikull
Të rinjtë bullgarë janë ndër njerëzit më të lumtur në botë
Mërkurë 20 Mars 2024 07:16
Mërkurë, 20 Mars 2024, 07:16
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është në vendin e 81-të për nga lumturia në botë, duke u përmirësuar me katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar në studimin e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhje të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili mbulon 143 vende dhe territore. Bullgarët mbeten ndër evropianët më të pakënaqur në Evropë. Pas Bullgarisë janë vetëm Maqedonia e Veriut (84), Shqipëria (87), Turqia (98) dhe Ukraina (105). Megjithatë, Serbia, Bullgaria dhe Letonia janë vendet me rritjen më të madhe të indeksit të lumturisë për periudhën 2021-2024. Ndryshe nga shumica e vendeve në Bullgari, të rinjtë ndihen më të lumtur. Nëse merren vetëm përgjigjet e bullgarëve më të rinj, vendi do të ishte në vendin e 40-të, por vetëm me përgjigjet e më të moshuarve shkon në vendin e 90-të.
Finlanda është vendi më i lumtur në botë për të shtatën vit radhazi.
Publikoi / Publikuan: БНР екип