Artikull
Parlamenti miratoi ndërtimin e njësive të 7-të dhe të 8-të në centralin atomik “Kozlloduj”
Enjte 21 Mars 2024 10:14
Enjte, 21 Mars 2024, 10:14
Centrali atomik "Kozlloduj"
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Deputetët miratuan në lexim të dytë zbatimin e bashkëpunimit me SHBA-në për ndërtimin e njësive të 7-të dhe të 8-të të centralit bërthamor “Kozlloduj”. Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet qeverive të Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara për bashkëpunimin për projektin për ndërtimin e kapaciteteve bërthamore në kantierin e “Kozllodujt” dhe Programin Bërthamor për Qëllime Civile të Bullgarisë u miratua më parë nga komisioni i energjisë me mbështetjen e GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN). Marrëveshja u nënshkrua në Sofje më 12 shkurt 2024. Me një vendim tjetër, parlamenti caktoi deri më 15 prill zhvillimin e negociatave ndërmjet “Centralit Atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja” dhe Hyundai Engineering & Construction Co., Ltd. për ndërtimin e reaktorëve të rinj me teknologji Westinghouse.
Publikoi / Publikuan: БНР екип