Artikull
Koncerti tradicional pranveror i Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare
Premte 22 Mars 2024 05:25
Premte, 22 Mars 2024, 05:25
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Edhe këtë vit, Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) mirëpret pranverën me koncertin e tij tradicional kushtuar kësaj stine. Më 24 mars, të dielën, në sallën "Bëllgaria" koristët do të interpretojnë vepra të kompozitorëve bullgarë, si dhe vepra klasike dhe bashkëkohore. Programi i larmishëm përfshin si këngë fetare afrikano-amerikane ashtu edhe këngë tradicionale hebraike. Posaçërisht me kërkesë të publikut do të interpretohet "Rapsodia Boheme" i grupit Queen, me muzikë të Fredi Merkjuri, me aranzhim të Veselin Karaatanasov.
Bashkë me këngëtarët e rinj të Korit të Fëmijëve pranë Radios me dirigjente Venecia Karamanova, në skenë do të jenë edhe interpretues të ftuar nga gjenerata të ndryshme: këngëtarët yje nga Kuarteti EVA, koristët dhe solistët e njohur prej kohësh të Korit të Radios për Fëmijë Demetra-Anxhalika (marimba) dhe Antonia Mirçeva (flaut), si dhe nxënësit e talentuar nga Shkolla Muzikore Kombëtare "Ljubomir Pipkov" Marina Mravova (piano) dhe Cvetomir Radev (klarinetë).
Mbetemi në një humor festiv pranveror me një nga këngët në repertorin e Korit të Fëmijëve të BNR-së - "Kalo, e dashura" të kompozitorit dhe dirigjent të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së Dimitër Hristov. Dirigjentе është Venecia Karamanova, solist - Kuarteti EVA.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova