LAJME

Artikull

“Frontex” trefishoi forcat në kufirin bullgaro-turk

Premte, 22 Mars 2024, 07:48

“Frontex” trefishoi forcat në kufirin bullgaro-turk

FOTO: facebook.com/frontex

Madhësia e shkronjave

Gjatë rotacionit të personelit, Shërbimi Evropian i Rojës Kufitare dhe Bregdetare "Frontex" rriti ndjeshëm përbërjen e kontingjentit të tij në Bullgari. Kjo erdhi një muaj pasi drejtori ekzekutiv i shërbimit, Hans Lejtens, vizitoi vendin dhe u ra dakord për një rritje të forcave në terren. Numri i përgjithshëm i punonjësve të “Frontex” në kufirin bullgaro-turk do të trefishohet në krahasim me fundin e vitit 2023, njoftoi Ministria e Brendshme. Oficerët e policisë kufitare nga “Frontex” janë nga vende të ndryshme evropiane. Ata tashmë u udhëzuan dhe u caktuan në lokacione. Personeli përfshin ekspertët e dokumenteve, specialistët e zbulimit të krimit ndërkufitar, mbajtësit e qenve dhe oficerët e kontrollit kufitar. Operacioni i përbashkët i Frontex në Bullgari po kryhet paralelisht me operacionet në Rumani, Moldavi dhe Gjeorgji.