Artikull
Shtyjnë ndeshjen e shumëpritur mes boksierëve Kubrat Pulev dhe Mahmud Çar
Premte 22 Mars 2024 09:06
Premte, 22 Mars 2024, 09:06
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ndeshja e Asociacionit Botëror të Boksit (WBA) për titullin e botës në kategorinë e rëndë mes bullgarit Kubrat Pulev dhe gjermanit Mahmud Çar u shty, njoftoi selia e Çar. Arsyeja është se 39-vjeçari gjerman ka një dëmtim për të cilin iu nënshtrua një operacioni.
Ndeshja midis boksierëve Pulev dhe Çar duhej të zhvillohej më 30 mars në Arena Sofja, por duket se do të shtyhet jo më herët se në vjeshtën e vitit 2024. Për bTV, lajmin e konfirmoi edhe menaxheri i Kubrat Pulev, Ivajllo Gocev, por shtoi, se zëvendësimi i Çarit është urgjentisht i nevojshëm sepse mbrëmja e planifikuar është vetëm dhjetë ditë larg.
Publikoi / Publikuan: БНР екип