Artikull
Tenistja jonë Denisllava Gllushkova shkon në gjysmëfinale
Premte 22 Mars 2024 14:34
Premte, 22 Mars 2024, 14:34
FOTO: bgtennis.bg
Madhësia e shkronjave
Në turneun në Antalia të Turqisë, tenistja bullgare Denisllava Gllushkova vazhdon paraqitjen e saj madhështore. Sofjanasja shënoi fitoren e tetë radhazi dhe u kualifikua në gjysmëfinalen teke. Për një orë e 44 minuta, Gllushkova fitoi 6:2, 6:2 ndaj Ekaterina Pereligina nga Austria. Për një vend në finale, me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh, Denisllava do të luajë kundër Anna Siskova nga Çekia, e cila zuri vendin e dytë n[ renditje.
Një javë më parë, Glushkova fitoi titullin për teke në një turne tjetër për femra në Antalia, sërish me një fond çmimesh prej 15 mijë dollarësh.