LAJME

Artikull

Organizata e grave e Partisë Popullore Evropiane qëndruan pas Maria Gabriel

Premte, 22 Mars 2024, 15:49

Organizata e grave e Partisë Popullore Evropiane qëndruan pas Maria Gabriel

FOTO: FB / EPP Women

Madhësia e shkronjave

Organizata e Grave e Partisë Popullore Evropiane (EPP) deklaron mbështetjen e saj të plotë për Maria Gabriel. Në një apel të publikuar në faqen e Facebook-ut të EPP - gra thuhet se kualifikimet profesionale, përkushtimi politik dhe angazhimi personal i zëvendëskryeministres bullgare në dorëheqje, kanë qenë një frymëzim i madh për shumë gra.
“Ne, gratë e PPE-së, u themi “JO!” të gjitha përpjekjeve për të dëmtuar në këtë mënyrë reputacionin e një prej politikaneve më të suksesshme bullgare dhe evropiane, emri dhe bindjet politike të së cilës garantojnë orientimin pro-evropian dhe pro-atlantik të Bullgarisë! Ne jemi krenarë për ty dhe qëndrojmë fort pas teje, Maria! Bullgaria të meriton ty kryeministre!”, deklarojnë EPP-Gratë.