Shtunë 23 Mars 2024 03:05
Shtunë, 23 Mars 2024, 03:05
FOTO: world-education.eu
Madhësia e shkronjave
Më 23 mars, në Sofje fillon edicioni i 20 jubilar i ekspozitës “Arsimi Botëror”. Në të marrin pjesë shtatëdhjetë institucione të arsimit të lartë dhe të mesëm dhe qendra për programe verore të gjuhës nga 17 vende, njoftuan organizatorët nga konsulenti arsimor "Integral". Forumi do të zhvillohet në hotelin “Hilton” të kryeqytetit, ndërsa ngjarjet shoqëruese do të jenë në Plovdiv më 24 mars (në hotel "Double Tree By Hilton"), në Burgas - më 25 mars (në hotel "Bullgaria") dhe në Varna - më 26 mars (në hotelin “Galeria Grafit”). Organizatorët e forumit raportojnë për një interes të shtuar për të studiuar jashtë vendit, duke iu referuar të dhënave për regjistrimet e këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën kohë. Duke krahasuar dy edicionet pranverore të "Arsimit Botëror", ka një rritje prej 60 për qind të numrit të përgjithshëm të regjistrimeve për forumin e ardhshëm, ku rritja sipas qyteteve është përkatësisht: Sofja - 55%, Plovdiv - 74%, Burgas - 80%, Varna - 54%.
Lexoni më tepër:
Publikoi / Publikuan: БНР екип