SHOQËRI

Artikull

Bashkia e Burgasit ofron informacione dhe shërbime të dobishme në një mjedis online

Dielë, 24 Mars 2024, 06:10

Bashkia e Burgasit ofron informacione dhe shërbime të dobishme në një mjedis online

FOTO: smartburgas.eu

Madhësia e shkronjave

Portofoli dixhital i autoritetit lokal në Burgas, i njohur si "Smart Burgas" tani ka një shtesë të re - chatbotin "Smarty". Ky është një mjet dixhital i dobishëm që bashkon shërbimet e Bashkisë në një kanal ndërveprimi të njohur dhe të lehtë për t'u aksesuar. Çdo ditë ndihmon dhjetëra njerëz të parkojnë, të udhëtojnë, të paguajnë online ose thjesht të marrin informacione të dobishme për qytetin dhe shërbimet e tjera të ofruara nëpërmjet internetit. Me ndihmën e "Smarty" madje është e mundur të ruani një datë për një festë dasme, dhe jo vetëm në vende të njohura në qytet, por edhe në ishullin Shën Anastasija - një vend i preferuar për mysafirët dhe banorët e Burgasit.
"Smarty" është një shtesë e dobishme për "trurin dixhital" të Burgasit - Sistemi i Integruar i Informacionit "Smart Burgas". Me teknologji dhe pajisje të ndryshme inteligjente, ai lehtëson jetën e njerëzve në qytetin bregdetar. Platforma përmban të dhëna të sintetizuara mbi nivelin e burimeve ujore, pastërtinë e ajrit, si dhe ku të hidhen mbetjet në mënyrë të ndarë. Për investitorët ofrohet informacion për tokën falas në zonat industriale si dhe statistika nga harta e biznesit të qytetit. Në të njëjtën kohë mund të monitorohen në kohë reale situata rrugore, trafiku i qytetit, rrugët në riparim, vende parkimi, vende turistike dhe pamje.
Nga ana tjetër, qytetarët mund të raportojnë sinjale në kohë reale ose të marrin pjesë në vendimmarrje. Informacioni në platformën e integruar disponohet edhe në anglisht dhe rusisht.
Foto: smartburgas.eu
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип