SHOQËRI

Artikull

Qytetarët në Bullgari tashmë mund të informohen në lidhje me parashikimet për ndotjen e ajrit

Dielë, 24 Mars 2024, 07:15

Qytetarët në Bullgari tashmë mund të informohen në lidhje me parashikimet për ndotjen e ajrit

FOTO: airquality.meteo.bg

Madhësia e shkronjave

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (NIMH) kanë krijuar një faqe ku përdoruesit mund të shohin parashikimin e ndotjes së ajrit me grimcat e imta të pluhurit. Cilësia e ajrit atmosferik në Bullgari vazhdon të jetë një problem i rëndësishëm për një sërë qytetesh, kryesisht për shkak të niveleve të tepërta të grimcave të imta të pluhurit, dhe në disa vende edhe për shkak të përqendrimeve të larta të dioksidit të azotit, dioksidit të squfurit ose ozonit - theksojnë autorët e platformës. “Nevoja gjithnjë në rritje për informacion na shtyu të krijojmë një faqe të tillë, në të cilën mund të vizualizohen parashikimet për grimcat e imta të pluhurit të madhësive të ndryshme, duke përfshirë pluhurin e shkretëtirës”, thotë Dr. Anastasija Stojçeva nga NIMH.
Parashikimet e ndotjes së ajrit atmosferik janë një komponent thelbësor i shërbimeve të monitorimit të atmosferës së programit të vëzhgimit të tokës Copernicus të Bashkimit Evropian. Metodat më të fundit përdoren për të parashikuar përqendrimet e ndotësve 4 ditë përpara, duke përfshirë vëzhgimet nga instrumentet satelitore ose tokësore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: airquality.meteo.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello