Artikull
Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive
Hënë 25 Mars 2024 09:13
Hënë, 25 Mars 2024, 09:13
FOTO: BGNES, arkiv
Madhësia e shkronjave
Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia, Austria dhe Polonia, ndërsa disa nga bazat do të funksionojnë me çmimet e vitit të kaluar. Raportohet gjithashtu një rritje e shtuar e pushuesve nga Polonia, Republika Çeke dhe Rumania. Në një kompleks hotelesh pranë Sozopolit, ku janë të ruajtur çmimet e vitit të kaluar, tashmë po përgatiten për javën para Pashkëve.