SHOQËRI

Artikull

Niveli mesatar i papunësisë në Bullgari është afër 6%

Hënë, 25 Mars 2024, 11:26

Niveli mesatar i papunësisë në Bullgari është afër 6%

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Me një normë mesatare të raportuar të papunësisë prej 5,8 për qind, në qytetin e Sofjes ajo është 1,6 për qind. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, te data 31 janar 2024, papunësia është më e larta në rajonin e qytetit të Vidinit – pak nën 16 për qind. Në më shumë se gjysmën e rajoneve të vendit (18), niveli i papunësisë së regjistruar është mbi mesataren kombëtare. Ndër ato me nivelin më të lartë janë rajonet e qyteteve Montana dhe Shumen - përkatësisht 13.2 dhe 11.4 për qind. Sipas statistikave, mesatarisht 9 të papunë konkurrojnë për një vend të lirë. Në qarkun e qytetit Tërgovishte për një vend të lirë aplikojnë 37 persona.
Nga gjithsej 165 000 të regjistruar në zyrat e punës, 36 000 të papunë janë të regjistruar për më shumë se një vit, dhe pak më shumë se 19 000 janë nën moshën 29 vjeç.