Artikull
Dy punonjës të policisë kufitare janë ndaluar pasi kanë marrë ryshfet nga dy shqiptarë
Hënë 25 Mars 2024 11:43
Hënë, 25 Mars 2024, 11:43
FOTO: Valeri Lekov
Madhësia e shkronjave
Dy policë kufitarë bullgarë janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet prej 150 eurosh nga dy shqiptarë në pikën kufitare “Gjueshevo” në kufirin me Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondenti i BNR, Kirill Falin. Edhe dy shqiptarët janë ndaluar. Rasti është i së shtunës së datës 23 mars në mbrëmje. Shqiptarët kanë kërkuar që një person me iniciale S.L. të lejohet të largohet nga Bullgaria pa u ndëshkuar për qëndrim të tepërt në vend. Ryshfeti i propozuar është pranuar nga zyrtarët që mbanin pozitë zyrtare përgjegjëse.
Publikoi / Publikuan: БНР екип