Artikull
Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti
Hënë 25 Mars 2024 13:57
Hënë, 25 Mars 2024, 13:57
FOTO: Bashkia e Shumenit
Madhësia e shkronjave
Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave të publikuara sot.
Në tremujorin e katërt 2023, çmimet e banesave janë rritur me 1.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Rritja më e madhe është regjistruar në Stara Zagora (+8,2%), e ndjekur nga Burgasi (+6,3%) dhe Varna (+1,7%). Rënie është shënuar në Plovdiv (-0,5%) dhe në Sofje (-0,1%).
Publikoi / Publikuan: БНР екип