LAJME

Artikull

Strukturat PP-DB do të vendosin se si do të procedojnë me mandatin e dytë

Hënë, 25 Mars 2024, 15:38

Kirill Petkov

Kirill Petkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sipas marrëveshjes për qeverisje sipas parimit të rotacionit mes PP-DB-së dhe GERB-SDS të 9 muajve më parë, duhej të ndërroheshin vetëm kryeministrat, ndërsa ministrat – të ndërroheshin me marrëveshje të ndërsjellë të dy kryeministrave me rotacion. Një marrëveshje e tillë u arrit midis kryeministrave në fjalë Nikollaj Denkov /PP-DB/ dhe Maria Gabriel /GERB-SDS/. Mirëpo, problem ka shkaktuar marrëveshja mes pjesëmarrësve në koalicionin qeverisës (PP-DB dhe GERB-SDS)”, marrëveshje kjo për të cilën GERB nuk ka rënë dakord. Kështu ka shpjeguar në një brifing Kirill Petkov, bashkëkryetar i PP-DB. "Për ne, kjo do të thotë se GERB nuk është i gatshëm për të reformuar sistemin gjyqësor, shërbimet dhe rregullatorët," tha Petkov.
Sonte strukturat e PP-DB do të diskutojnë se si do të procedohet me mandatin e dytë (i cili shkon për forcën e dytë parlamentare, përkatësisht PP-DB) dhe pritet që nesër të shpallin vendimin e tyre.
GERB dhe DPS kanë thënë se nuk do të mbështesin një qeveri me mandat të PP-DB brenda këtij parlamenti.