Artikull
Çfarë ndryshon pas hyrjes ajrore të Bullgarisë në Shengen
Hënë 25 Mars 2024 16:08
Hënë, 25 Mars 2024, 16:08
FOTO: pixabay
Madhësia e shkronjave
Nga 31 marsi, hyn në fuqi eliminimi i kontrolleve kufitare për Bullgarinë dhe Rumaninë nga ajri dhe uji me vendet anëtare të zonës Shengen. Në orën 00:20 të datës 31 mars, fluturimi i parëi Shengenit do të mbërrijë në Aeroportin e Sofjes - nga Napoli. Pas mbërritjes në aeroport, pasagjerët nga fluturimi do të marrin bagazhet e tyre dhe do të largohen nga aeroporti pa kaluar kontrollin e pasaportës nga autoritetet kufitare, transmetoi BNT. Pasagjerët që nisen për në vendet e Shengenit gjithashtu nuk do të kalojnë kontrollin e pasaportave. Procedura për ta është kontrolli i bagazheve, pas së cilës ata duhet të kalojnë kontrollin e detyrueshëm të sigurisë, të kontrollojnë kartën e imbarkimit dhe të hipin në aeroplan. Aeroporti i Sofjes është gati të ndajë pasagjerët nga dhe për në vendet e zonës Shengen dhe ata nga dhe drejt vendeve të tjera.
Publikoi / Publikuan: БНР екип