Artikull
Dashuria e përbashkët dhe një këngë e re në një takim të duetit SHIK me publikun e Sofjes
Martë 26 Mars 2024 06:15
Martë, 26 Mars 2024, 06:15
FOTO: facebook.com/DuetSHIK
Madhësia e shkronjave
Dueti SHIK ka një vend të rezervuar në zemrat e adhuruesve të muzikës së bukur me këngët e tyre melodike, shumë prej të cilave janë kthyer në hite. Autori i tyre është Krasimir Gjullmezov - një kompozitor, aranzhues, instrumentist dhe këngëtar i njohur. Në duetin SHIK zëri i tij ndërthuret me atë të bashkëshortes – këngëtares Violeta Gjullmezova. Të dy u takuan në vitet 1980 si anëtarë të një grupi tjetër vokal pop - Domino. 1990-ta ishte viti në të cilin të dy krijuan dyshen SHIK. Që atëherë, ata kanë krijuar gjashtë albume, duke mbledhur dhjetëra këngë origjinale, të cilat publiku i këndon me dashuri edhe sot në koncertet e tyre.
Sonte, më 26 mars, edhe një herë kemi mundësinë të zhytemi në botën e butë dhe pasionante muzikore të dyshes SHIK me koncertin e tyre “Thjesht të dua”. Në të Krasi dhe Vili Gjullmezovi do të interpretojnë këngët e preferuara të dyshes, si dhe këngët që Krasi Gjullmezov i ka kompozuar për artistë të tjerë, të cilat gjithashtu u bënë hite. Për herë të parë do të interpretohet kënga më e re e duetit SHIK – “Miq” me tekst të Marieta Angellova.
Ju ofrojmë të dëgjoni këngën që i dha emrin koncertit - "Thjesht të dua" - nga albumi i duetit me të njëjtin emër nga viti 2008. Muzika dhe aranzhimi janë sigurisht nga Krasi Gulmezov, teksti është shkruar nga Doçka Baneva.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva