Artikull
Instituti bullgar INSAIT është ndër institutet kryesore në botë që punojnë mbi inteligjencën artificiale
Martë 26 Mars 2024 11:36
Martë, 26 Mars 2024, 11:36
FOTO: insait.ai
Madhësia e shkronjave
Instituti bullgar INSAIT bëri një përparim historik me 16 artikuj në konferencën CVPR - forumi më i cituar për inteligjencën artificiale dhe vizionin kompjuterik në botë. Suksesi e rendit vendin në dhjetëshen e vendeve më të mira në Evropë, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Bullgaria ka më shumë artikuj se të gjitha vendet e Evropës Lindore së bashku. INSAIT është gjithashtu përpara çdo universiteti nga Izraeli, Holanda, Finlanda, Austria, Danimarka, Estonia, Norvegjia, Suedia, Spanja dhe Italia. Nëpërmjet Institutit INSAIT në Universitetin e Sofjes, për herë të parë në 40 vitet e fundit, shkencëtarët bullgarë botojnë në CVPR. Forumi është më i autoritetshmi në fushën e inteligjencës artificiale dhe renditet i katërti në mesin e të gjitha forumeve shkencore, së bashku me "Nature", "The New England Journal of Medicine" dhe "Science", saktësojnë nga Ministria.
Publikoi / Publikuan: БНР екип