Artikull
Gjashtë medalje për atletët bullgarë me Sindromën Down
Martë 26 Mars 2024 16:08
Martë, 26 Mars 2024, 16:08
FOTO: FARA
Madhësia e shkronjave
Gjashtë medalje fituan atletët bullgarë nga gara më e madhe për sportistë me Sindromën Down "TRISOME GAMES 2024" në resortin turk Antalia, njoftoi BTA. Aleksandër Asenov kthehet me dy tituj nga kampionati - në triatlon dhe në kërcim së gjati me një arritje prej 4.26 metrash. Ai gjithashtu fitoi medaljen e bronztë në 100 metra me kohën 15.33 sekonda. Radena Angellova fitoi medaljen e artë në vrapimin e 100 metrave me kohë 17.67 sekonda dhe të bronzin në triatlon me 2010 pikë. Aleksandër Aleksandrov fitoi medaljen e bronztë në turneun e xhudos në kategorinë 66 kg.
Publikoi / Publikuan: БНР екип