Artikull
Ditën Botërore të Teatrit e shënojmë me një vepër nga projekti “Artistë që këndojnë”
Mërkurë 27 Mars 2024 06:15
Mërkurë, 27 Mars 2024, 06:15
Tatjana Llollova
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit pranë UNESCO-së. Ajo lidhet me hapjen e sezonit të Teatrit të Kombeve në Paris në vitin 1962.
Për të gjithë të dashuruarit pas këtij arti, ofrojmë një duet nga projekti “Artistë që këndojnë”. “Dashuria” për herë të parë e bashkoi në një këngë aktoren e paharrueshme Tatjana Llollova dhe këngëtarin Orlin Goranov, të dashur për disa breza. Muzikën e kompozoi Dono Cvetkov, tekstin e krijoi Stanisllav Penev, aranzhimin e bëri Krasimir Iliev.
Lexoi më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Ani Petrova, Stojan Grebenarov
Publikoi / Publikuan: БНР екип