SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të serisë "Masters 1000"

Mërkurë, 27 Mars 2024, 08:41

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të tenisit të serisë "Masters 1000" në Miami, pasi mundi polakun Hubert Hurkaç në një ndeshje që zgjati 2 orë e 41 minuta - 3:6, 6:3 dhe 7:6 (3). Dimitrov do të luajë për herë të parë në karrierë në këtë fazë të turneut në Miami. Kundërshtari i tij të premten do të jetë spanjolli i renditur nën numrin 1, Karlos Alkaras. Hurkaç ishte i 9-ti në renditjen, gjë që do të thotë se Dimitrov arriti fitoren e 39-të në karrierë ndaj një tenisti të renditur në top 10-shen e botës. Bullgari i shtoi aktivit të tij 155 pikë dhe po i afrohet vendit të 11-të në renditjen e më të mirëve. Alkaras ka një rekord 3 me 1 fitore në ndeshje direkte deri më tani, por Dimitrov fitoi takimin e fundit midis të dyve në Masters në Shangai në tetor 2023.

Publikoi / Publikuan: БНР екип