EKONOMI

Artikull

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Mërkurë, 27 Mars 2024, 09:42

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

FOTO: OMV Petrom

Madhësia e shkronjave

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”. Informacioni është nga “OMV Petrom”, transmeton BTA. Kompanitë franceze dhe rumune ishin partnerë në sektorin bullgar të Detit të Zi. Blloku "Han Asparuh" ka një sipërfaqe prej 14 220 km2 dhe thellësi deri në 2200 m. Ndodhet pranë perimetrit rumun "Neptun Deep", ku pritet nxjerrja e parë e gazit në vitin 2027. Në vitin 2023, drejtori i përgjithshëm i “TotalEnergies” për Bullgarinë, If Lju Stënf, deklaroi se, sipas vlerësimeve, blloku “Han Asparuh” ka potencialin të prodhojë 13 miliardë metra kub gaz në vit nga dy fusha. Synimi ishte që shpimi eksplorues për gazin natyror në “Han Asparuh” të fillojë në tremujorin e dytë të 2024.

Publikoi / Publikuan: БНР екип