LAJME

Artikull

Instituti Kombëtar i Statistikave nuk ndryshon të dhënat e inflacionit dhe funksionon sipas rregullave të Eurostat

Mërkurë, 27 Mars 2024, 11:21

Atanas Atanasov

Atanas Atanasov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të dhënat për inflacionin në vend, të cilat jepen nga Instituti Kombëtar i Statistikave, nuk janë të manipuluara, sepse kontrollohen çdo muaj nga Eurostat. Kështu deklaroi në Kuvendin Popullor kryetari i institutit Atanas Atanasov. Ai diskutoi me kërkesë të partisë “Vëzrazhdane”. “Instituti Kombëtar i Statistikave nuk do të lejojë publikimin e të dhënave pa qenë i sigurt për cilësinë e tyre”, tha Atanasov. Ai mohoi se i është bërë presion për të ndryshuar apo manipuluar të dhënat e inflacionit, që është ndër kriteret për hyrjen e vendit në eurozonë. Sipas tij, çdokush mund të kontrollojë çmimet e çdo malli dhe të zbulojë inflacionin për të parë nëse është paraqitur saktë. Sipas Atanasov, te data 22 prill, deficiti buxhetor i vendit do të jetë rreth 2.2%.