LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 28 marsin 2023

Në 13 zona të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore kod të verdhë për erë të fortë

Mërkurë, 27 Mars 2024, 17:15

Parashikimi i motit për 28 marsin 2023

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore, vranësirat do të rriten ndjeshëm dhe vende-vende do të ketë reshje. Era e fortë jugore do të sjellë masa të ngrohta ajrore nga Afrika e Veriut. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-25°,  në kryeqytet - 20°.
Deri në mesditë do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Më pas do të ketë vranësira dhe shi. Temperaturat e ajrit do të jenë nga 15° në veri deri në 20° në jug. Uji i detit është 9-10°.
Deri në mesditë do të ketë reshje shiu në masivet perëndimore të maleve. Erë e fortë jugperëndimore do të sjellë vranësira dhe reshje në drejtim të lindjes. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 13°, në 2000 m deri në 6°.
Të premten reshjet pushojnë, temperaturat rriten.