LAJME

Artikull

Marshe ushtarake dhe xhaz për 20 vjetorin e Bullgarisë në NATO

Premte, 29 Mars 2024, 04:15

Orkrstra Frymore e Gardës

Orkrstra Frymore e Gardës

FOTO: Facebook: Orkestra Frymore e Gardës

Madhësia e shkronjave

Orkestra Përfaqësuese Frymore e Gardës, e preferuara e bullgarëve, Ansambli Përfaqësues i Forcave të Armatosura dhe Grupi Xhaz i NATO-së, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme anëtare të aleancës, do të prezantojnë në Sofje një koncert festiv me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO. 
Foto: shape.nato.int
Muzikantët e Grupit Xhaz vijnë për herë të parë në Bullgari. Ata performojnë aranzhime klasike të xhazit amerikan nga Glen Millër, Djuk Elingtën, Kaunt Bejsi, si dhe aranzhime vokale nga muzikantë si Frank Sinatra dhe Xhoni Holidej.
Hyrja në eventin që do të mbahet në sheshin “Princi Aleksandër I” është falas.