SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të Turneut në Miami

Premte, 29 Mars 2024, 07:51

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: AP/Marta Lavandier

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të Turneut Masters 1000 në Miami. Bullgari mundi me 6:2, 6:4 numrin 1 në skemë dhe numrin 2 në renditjen botërore Karllos Alkaras nga Spanja. Kështu, Dimitrov do të luajë për herë të parë në gjysmëfinale në Miami, ku do të takohet me numrin 5 të renditjes botërore, Aleksandër Zverev nga Gjermania. Gjermani deri më tani në ndeshjet direkte me Dimitrov kryeson me 7 fitore kundrejt 1. Grigor Dimitrov me fitoren e fundit u ngjit në vendin e 11-të në renditjen botërore.

Publikoi / Publikuan: БНР екип