Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të ashtuquajturën Gora e Prizrenit në Kosovë e cila përfshin 19 fshatra dhe në perëndim është Gora e Kukësit në Shqipëri e cila përfshin 9 fshatra të tjera që ndodhen në juglindje të qendrës bashkiake të qytetit të Kukësit.
SHIKONI VIDEON:
Një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi fshatin Cërnalevë në Gorë. Për të arritur atje, u nisëm në juglindje nga Kukësi, një qytet me një popullsi prej afro 17,000 banorësh. Kushdo që e ka vizituar Shqipërinë me makinë tashmë e di cilësinë e ndërtimit të rrugëve këtu. Por për të arritur në Cërnalevë nuk ishte e lehtë – rruga për atje nuk është e asfaltuar. Në fakt, është një rrugë e ngushtë dhe e rrezikshme malore, ku mund të shkohet vetëm me xhip ose automjete të tjera fuoristrade.
Personazhet në video janë mësuesit nga fshati Cërnalevë - Mirijan Dauti dhe Aleks Llukovi, nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Agron Nuredinajdhe nënë Kadire, e cila ruan kujtimet e 50 viteve më parë kur e sollën si nuse në fshatin Cërnalevë mbi një kalë, për t'u martuar me Osmanin…
Banorët e fshatrave gorane janë myslimanë. Sipas burimeve të ndryshme, islamizimi i tyre ndodhi midis shekujve XVI dhe XIX dhe deri në fillim të shekullit të ХІХ -të ata kryenin fshehurazi ritet ortodokse, me shpresën për t'u rikthyer drejt krishterimit (A. Selishçev, 1929).
Sot në Gorë e ruajnë ende gjuhën arkaike bullgare dhe, siç thonë ata vetë, ne në shtëpi flasim gjuhën tonë “nashenski”, ndërsa në shkollë mësojmë shqip. Ju mund të mësoni më shumë për jetën e tyre nga postimet tona:
Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje -