Artikull
SHBA uruan Bullgarinë dhe 6 aleatë të tjerë të NATO-së
Premte 29 Mars 2024 13:03
Premte, 29 Mars 2024, 13:03
Antëni Blinken
FOTO: AP
Madhësia e shkronjave
SHBA-ja uroi 7 vendet e Evropës Lindore, përfshirë Bullgarinë, të cilat po shënojnë 20 vjet nga pranimi i tyre në NATO.Në një deklaratë sekretari i shtetit Antëni Blinken tha: "Kur u bëtë aleatë, ne u frymëzuam nga udhëtimi që ndërmorët - nga durimi i tiranisë brutale dhe pushtimit deri te fitimi i lirisë suaj me guxim dhe këmbëngulje. Sot ne festojmë angazhimin tuaj të palëkundur për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-së dhe për të afirmuar vlerat demokratike që ndajmë”. "Nga Baltiku deri te Deti i Zi, përtej Atlantikut dhe Adriatikut, aleanca e NATO-së është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me ju si aleatë që mbrojnë vizionin tonë për të ardhmen”, shton kreu i Departamentit të Shtetit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип