LAJME

Artikull

Edhe zëvendëskryetarët e Zyrës së Kontrollit refuzuan postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit

Premte, 29 Mars 2024, 16:26

Edhe zëvendëskryetarët e Zyrës së Kontrollit refuzuan postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Përfunduan konsultimet me presidentin Rumen Radev lidhur me procedurën për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryeministrit. Të fundit në listë ishin nënkryetarët e Zyrës së Kontrollit, Gorica Grënçarova-Kozhareva dhe Toshko Todorov. Me rastin e largimit nga Presidenca, Toshko Todorov theksoi se ka njerëz më të përgatitur për këtë pozitë dhe e cilësoi si “keqkuptim” që pozitat e tyre janë në listën e kufizuar nga e cila kreu i shtetit mund të zgjedhë ushtruesin e detyrës së kryeministrit.