FOLKLOR

Artikull

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Shtunë, 30 Mars 2024, 06:05

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

FOTO: BTA-arkiva

Madhësia e shkronjave

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit aktiviteti tërheq mijëra të ftuar nga vendi dhe jashtë. Parada e maskaradës ka karakter garues, kujton bashkia Pavell Banja.
Edhe këtë vit do të jepen çmime për kastin më tërheqës dhe gazmor, për maska, kostume dhe personazhe autentike, për prezantim të përgjithshëm e të tjera. Në ditën e festivalit, defileja fillon me prezantimin e çdo grupi dhe grupet pjesëmarrëse do të vlerësohen nga një juri e veçantë.

FOTO: БТА-архив

Festivali organizohet që nga vitet 1960 dhe gëzon interes në rritje, sepse prezanton në të gjithë larminë e tij traditën e kukerave dhe maskaradës në pjesë të ndryshme të Bullgarisë. Vetëm në rajonin e Pavell Banja kukerit quhen ndryshe "pleqtë". Emri vjen nga kohët e lashta pagane. Prandaj festa quhet "Pleqtë në Turija". Ky është festivali i fundit i kukerave në kalendarin tonë folklorik për këtë vit, pasi lojërat zhvillohen tradicionalisht rreth festës së Sirni Zagovezni në fund të dimrit para fillimit të pranverës, transmeton BTA.
Foto: BTA - Arkiva
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello