Artikull
Fshati Callapica i Rodopeve po bëhet gati për Festën e Babekut dhe Verës
Shtunë 30 Mars 2024 07:00
Shtunë, 30 Mars 2024, 07:00
FOTO: Bashkia e Rodopeve
Madhësia e shkronjave
Prodhuesit më të mirë të verës dhe sallamit do të garojnë në Callapica këtë fundjavë. Më 30 mars, në një skenë të hapur në parkun e fshatit të Rodopeve, organizohet Festivali i Callapicës së babekut (lloj sallami) dhe verës. Mezeja më e famshme e Callapicës, e cila përgatitet në fillim të dimrit sipas një recete të vjetër, është tashmë e pjekur, e tharë mjaftueshëm dhe e gatshme për konsumim. Dhe çfarë kombinohet më mirë me copëzat e shijshme sesa vera aromatike vendase!
Ideja e festivalit të gatimit është ruajtja e traditave të vjetra bullgare duke paraqitur shijen tipike të rajonit. Do të ketë një konkurs për babekun më të mirë dhe për verën më të mirë. Gjithashtu do të ketë muzikë popullore, këngë dhe valle me pjesëmarrjen e interpretuesve, grupeve dhe ansambleve nga i gjithë vendi, të cilët do të prezantojnë folklorin bullgar.
Organizatorët e këtij eventi të shijshëm janë qendra komunitare dhe bashkia e Callapicës nën patronazhin e kryetarit të bashkisë së Rodopeve.
Lexoni më tepër:
Foto: Bashkia e Rodopeve, BGNESPërpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello