"А place of many stories" ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e Britanisë së Madhe dhe Evropës Qendrore dhe po shpërndahet në rrjetet sociale duke shkaktuar interes të madh.
Në të, qyteti Burgas prezantohet si një qytet dinamik me mundësi për pushime aktive - nëse jeni duke kërkuar plazhe, një shëtitje në ishullin Shën Anastasija ose një fluturim me paraglider mbi Kopshtin e bukur Detar. Janë shfaqur edhe bashki fqinje si Nesebër, Pomorie, Primorsko, Carevo dhe Mallko Tërnovo.
"Çfarë ju pret nëse zgjidhni si destinacion bregdetin jugor të Detit të Zi për të kaluar pushimet tuaja verore? Me siguri plazhe të pafundme, adrenalinë sportive, një festival muzikor, aventura familjare në natyrë dhe shumë histori të tjera për të treguar. Mos u besoni historive të treguara, përjetojini ato në #SoutherBlackSeaCoast - "А place of many stories"! - na bëjnë thirrje nga Bashkia e Burgasit.