KULTURË

Artikull

Vepra të piktorëve Ivan Mërkviçka dhe Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri po dalin në ankand

Dielë, 31 Mars 2024, 05:15

Vepra të piktorëve Ivan Mërkviçka dhe Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri po dalin në ankand

FOTO: Organizatorët e veprimtarisë

Madhësia e shkronjave

Një ankand kushtuar artit bullgar modern dhe të pasluftës, duke përfshirë një përzgjedhje prej 104 veprash arti, do të mbahet në Sofje më 2 prill në Hyatt Regency Sofia, njoftoi BTA. Ndër eksponatet janë vepra ikonike të Jarosllav Veshinit dhe tre portrete femrash nga Ivan Mërkviçka, të krijuara gjatë rrugëtimit të tij krijues nëpër Bullgari. Gjithashtu përfshihen vepra arti të krijuara nga disa prej autorëve më të rëndësishëm të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë si Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri, Boris Georgiev, Vasill Stoillov, modernistë si David Perec dhe Nikollaj Djullgerov, deri te bashkëkohësit si Svetlin Rusev.