SHOQËRI

Artikull

Zbuloni jetën e fshehtë të një familjeje shqiponjash mali

Dielë, 31 Mars 2024, 06:10

Zbuloni jetën e fshehtë të një familjeje shqiponjash mali

FOTO: facebook.com/ecomuseumruse

Madhësia e shkronjave

Deri më 7 prill, vizitorët në Ekomuzeun me akuarium në qytetin Danubian të Ruses mund të shikojnë ekspozitën "Pamje drejt folesë së artë të shqiponjës së malit" nga Ivajllo Angellov, doktorant në Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN). Shkencëtari bullgar ia ka kushtuar 3 vitet e fundit të karrierës së tij profesionale këtij shpendi. Për këtë qëllim, Angellov ka instaluar një kamera me sensorë në folenë e një shqiponjeje të artë, kamera e cila shkrep 12 900 fotografi në një periudhë prej 45 ditësh. Kjo është koha në të cilën një shqiponjë një muajshe e rritur në mjedisin e monitoruar rritet dhe mëson të fluturojë.
Janë filmuar momente interesante të “jetës” së familjes së shqiponjave. “Mashkulli e sjell kryesisht ushqimin, ndërsa femra ngroh të vegjlit ditën dhe natën. Ai sjell pak më shumë material për folenë, ndërsa ajo shton degëza jeshile, duke pastruar edhe mbetjet e ushqimit nga foleja. Mashkulli është gjithashtu përgjegjës për largimin e shqiponjave si dhe shpendëve të tjerë grabitqarë", tregon Angellov për BTA dhe shton: "Unë shpesh punoj nga distanca të mëdha - i shikoj shqiponjat nga tre deri në katër kilometra larg. Puna zhvillohet në kushte të vështira - në shi, borë, të ftohtë. Lëvizet nëpër rrugë të këqija të zeza, por kjo punë është pasioni im".
Lexoni më tepër:
Foto: facebook.com/ecomuseumruse
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип