SPORT

Artikull

Kubrat Pulev fitoi rripin e kampionatit pas fitores në Sofje

Hënë, 1 Prill 2024, 05:35

Kubrat Pulev (djathtas) në ndeshjen kundër ukrainasit Ihor Shevadzutsky

Kubrat Pulev (djathtas) në ndeshjen kundër ukrainasit Ihor Shevadzutsky

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Këtë fundjavë Kubrat Pulev fitoi titullin ndërkombëtar të Shoqatës Botërore të Boksit në kategorinë e rëndë pasi mposhti ukrainasin Ihor Shevadzutsky me vendim unanim. Para mbi 8000 shikuesve në Arena Sofja, Pulev mposhti kundërshtarin e tij në ndeshjen kryesore të mbrëmjes gala me rezultatin 117:111, të fiksuar në letrat e të tre gjyqtarëve në ring. Për Pulev fitorja është e 31-ta në 34 ndeshje si profesionist dhe ka edhe tri humbje. Për Shevadzutsky humbja është e dyta në 13 ndeshje. Kubrat Pulev tha pas fitores së tij ndaj Ihor Shevadzutsky se ukrainasi nuk ishte në nivelin e tij.

Publikoi / Publikuan: БНР екип