Artikull
72 milionë leva për rritje pagash në administratën shtetërore dhe komunale
Hënë 1 Prill 2024 11:59
Hënë, 1 Prill 2024, 11:59
Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Do të miratojmë 72 milionë leva në buxhetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Kulturës dhe Komunave për rritjen e pagave në administratën e dikastereve dhe komunave, për aktivitetet e muzeve, galerive, bibliotekave dhe vatrave të kulturës”. Këtë e deklaroi kryeministri ë dorëheqje Nikollaj Denkov para fillimit të mbledhjes së sotme të qeverisë.
Rreth 32 milionë leva do të miratohen gjithashtu për shtatëdhjetë e gjashtë vagonë të modernizuar nga "Deutsche Bahn" për nevojat e Hekurudhave Bullgare për transportimin e pasagjerëve. 15 milionë leva të tjera do të shkojnë për kontrollin për sëmundjet që lidhen me shëndetin e fëmijëve dhe shëndetin riprodhues të grave. Sipas kryeministrit, masa lidhet drejtpërdrejt me përballimin e krizës demografike.