Artikull
Ndryshimet në Kushtetutë bënë të nevojshme një rishikim urgjent të ligjit Bankën Kombëtare Bullgare
Martë 2 Prill 2024 11:22
Martë, 2 Prill 2024, 11:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryetari i Dhomës së Auditimit, Dimitër Gllavçev, i emëruar nga presidenti Rumen Radev ushtrues detyre të kryeministrit sipas ndryshimeve në Kushtetutë nga fundi i vitit 2023, nuk do të marrë leje pa pagesë, siç u njoftua më herët. Në vend të kësaj, kompetencat e tij si kryetar do të pezullohen përkohësisht. Kjo rregullohet me ndryshimet e miratuara sot në Ligjin për Bankën Kombëtare Bullgare, të mbështetura nga GERB-SDS, DPS dhe PP-DB, sipas të cilave guvernatori ose zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, kryetari ose zëvendëskryetari i Dhomës së Auditimit, avokai i popullit ose zëvendësi i tij për të marrë postin “ushtrues detyre të kryeministrit”, do të pezullojnë përkohësisht kompetencat e tyre. Në ndryshimet e miratuara thuhet shprehimisht se pas lirimit nga posti i “kryeministrit në detyrë” do të vazhdojnë mandatin për të cilin janë zgjedhur.
Auditimi i qeverisë, përfshirë auditimin i kabinetit tekik, kryhet nga Dhoma e Auditimit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип