Artikull
Ekspozita “Lindja e qytetit modern” tregon për Sofjen pas Çlirimit
Mërkurë 3 Prill 2024 03:30
Mërkurë, 3 Prill 2024, 03:30
FOTO: nationallibrary.bg
Madhësia e shkronjave
Biblioteka Kombëtare "Shenjtorë Kirill dhe Metodij" në Sofje hap ekspozitën "Lindja e qytetit modern". Rasti është 145 vjetori i zgjedhjes së Sofjes kryeqytet. Në 16 panele, ekspozita gjurmon transformimin e kryeqytetit nëpër periudha të ndryshme përmes dokumenteve arkivore, fotografive, teksteve dhe pikturave nga koleksioni i bibliotekës.
Sofja u shpall kryeqytet i Bullgarisë më 22 mars 1879 (sipas stilit të ri më 3 prill 1879) nga Kuvendi i Parë i Madh Popullor e mbajtur në qytetin e Veliko Tërnovës pas Çlirimit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип