LAJME

Artikull

Kryeministri në dorëheqje bëri thirrje për heqjen e kontrollimeve tokësore për Shengen

Mërkurë, 3 Prill 2024, 06:23

Kryeministri në dorëheqje bëri thirrje për heqjen e kontrollimeve tokësore për Shengen

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

BE-ja është një lojtar i fortë global dhe në kontekstin e ri gjeopolitik duhet të jetë edhe më i bashkuar dhe konkurrues, tha kryeministri  në dorëheqje Nikollaj Denkov në takimin jozyrtar të lidershipit në Vilnius për axhendën e re strategjike të BE-së. “Bullgaria mbështet veprimet e koordinuara të BE-së me partnerët ndërkombëtarë për të ruajtur një rend global të drejtë, të bazuar në rregulla dhe në ligje. Siguria dhe mbrojtja si dhe zgjerimi i BE-së janë të një rëndësie strategjike. Ne duhet të vazhdojmë të flasim me një zë dhe të mbrojmë parimet dhe standardet evropiane”, tha Denkov. Ai i bëri thirrje BE-së që të vazhdojë mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës dhe të kërkojë një qëndrim gjithëpërfshirës ndaj migracionit. Kryeministri bëri thirrje gjithashtu për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.

Publikoi / Publikuan: БНР екип