LAJME

Artikull

Sofja mbështet përpjekjet ndërkombëtare për paqen në Rripin e Gazës

Mërkurë, 3 Prill 2024, 06:46

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mbështet dhe është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për armëpushimin, lirimin e pengjeve, rivendosjen e dialogut dhe paqen e mundshme në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me presidentin e Izraelit, Isak Hercog, transmeton BTA. Radev kujtoi se edhe pas 7 tetorit 2023, Sofja dënoi sulmin terrorist nga "Hamasi" dhe denoncoi marrjen e pengjeve. Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, por shqetëson thellë numri i paprecedentë i viktimave civile dhe situata kritike humanitare në Gaza. I bëjmë thirrje Izraelit që të garantojë jetën e popullatës civile, thekson Radev. Ai kujtoi se mes pengjeve të “Hamas”- it ka edhe dy izraelitë me origjinë bullgare. U diskutua edhe situata me anijen "Galaxy Leader" të rrëmbyer në Jemen, në të cilën ndodhen dy shtetas bullgarë.