LAJME

Artikull

Anija “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” u kthye nga Antarktida

Mërkurë, 3 Prill 2024, 10:14

Anija “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” u kthye nga Antarktida

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Anija kërkimor-shkencore “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” u kthye në Varna nga ekspedita e 32-të polare bullgare. Gjatë udhëtimit, anija transportoi konstruksionin e laboratorit të ri kërkimor-shekncor në ishullin Livingston. Anija gjithashtu përfundoi pastrimin në gjirin e ishullit, kështu që ne bullgarët respektojmë standardet më të larta të Traktatit të Antarktidës, tha për BTA kreu i Shkollës Ushtarako-Detare admiral Bojan Mednikarov.
Për ekspeditën e përfunduar të 32-të, kryetari i Institutit Bullgar të Antarktikut, Prof. Hristo Pimpirev, raportoi se u punua në 12 projekte, shumë prej tyre me pjesëmarrje ndërkombëtare. Po vjen një konkurs dhe çdo shkencëtar bullgar mund të aplikojë me idenë e tij. Fituesit do të jenë në gjendje të shkojnë dhe të punojnë në Antarktidë me ekspeditën e 33-të polare, shpjegoi shkencëtari.