LAJME

Artikull

Qendra për Arkeologjinë Nënujore është kandidate për Qendër Nënujore dhe të Trashëgimisë Botërore

Mërkurë, 3 Prill 2024, 15:41

Qendra për Arkeologjinë Nënujore është kandidate për Qendër Nënujore dhe të Trashëgimisë Botërore

FOTO: mc.government.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri i Kulturës Krëstju Krëstev i dërgoi Ernesto Ottone, ndihmës drejtorit të përgjithshëm për kulturën e UNESCO-s, aplikimin për zgjerimin e veprimtarisë së Qendrës Bullgare për Arkeologjinë Nënujore në kategorinë 2 të një Qendre për Trashëgimi Nënujore dhe Botërore. Kështu, qendra do të vendoset si një faktor udhëheqës në studimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore nënujore dhe botërore në rajonin e Detit të Zi, është i bindur Krëstev. Në muajt në vijim UNESCO do të bëjë një studim për gatishmërinë e Bullgarisë për krijimin e një qendre të tillë, mbi bazën e së cilës do të merret vendimi përfundimtar.
Qendra për Arkeologjinë Nënujore në Sozopoll, e cila u krijua në 1978, është institucioni më i vjetër i këtij lloji në Evropën Lindore dhe përfaqëson institucionin e parë të tillë që punon në mënyrë aktive në pellgun e Detit të Zi.