LAJME

Artikull

Para zgjedhjeve, parlamenti krijoi tre komisione të përkohshme hetimore

Enjte, 4 Prill 2024, 06:21

Para zgjedhjeve, parlamenti krijoi tre komisione të përkohshme hetimore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një mbledhje të mesnatës, parlamenti krijoi tre komisione të përkohshme. E para është propozuar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe do të hetojë hartën rrugore dhe ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Ballkanike”. Një komision i dytë do të hetojë rastin me derogimin për eksportin e derivateve të naftës nga “Lukoil” Burgas. Partia “Vëzrazhdane” votoi kundër krijimit të komisionit të dytë. Nuk  zgjodhën kryetarë të dy komisioneve. Me propozimin e "Ka një popull të tillë" (ITN), u krijua një komision për të hetuar praktikat korruptive në Agjencinë "Dogana" dhe rolin e mundshëm të ministrit të financave Asen Vasilev në to. Komisioni do të drejtohet nga deputeti Toshko Jordanov (ITN). PP-DB votoi kundër.