Artikull
Nderuan kujtimin e 12 fëmijëve të vdekur në lumin Lim në Serbi
Enjte 4 Prill 2024 12:48
Enjte, 4 Prill 2024, 12:48
Madhësia e shkronjave
Fëmijë, nxënës, shpëtimtarë, nënpresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova dhe kryeministrat e Serbisë dhe të Malit të Zi nderuan kujtimin e 12 fëmijëve bullgarë që vdiqën 20 vjet më parë në ujërat e lumit Lim, njoftoi i dërguari i BNR-së, Daniell Inkov. Një shërbim përkujtimor u mbajt në Memorialin e 12 Engjëjve, që u ndërtua në kujtim të fëmijëve të vdekur.
Sipas ambasadorit bullgar në Serbi dhe Mal të Zi, Georgi Dimitrov, nëse nuk do të kishin ardhur menjëherë shpëtimtarët, do të kishin vdekur edhe 38 persona të tjerë. Ata lidhën litarë në autobus dhe i nxorën fëmijët nga lumi.
Publikoi / Publikuan: БНР екип