Artikull
Shefja e Agjencisë “Dogana” Petja Bankova është ndaluar për 72 orë
Enjte 4 Prill 2024 15:03
Enjte, 4 Prill 2024, 15:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Drejtorja e Agjencisë “Dogana”, Petja Bankova, është ndaluar për 72 orë, njoftoi BTA. Avokatja e Bankovës, Adelina Natina, theksoi para mediave se klientja e saj akuzohet për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për tregti influencash, kontrabandë, ryshfet, së bashku me tre persona të tjerë që ajo nuk i njeh.
Avoaktja Natina raportoi se në një bisedë jozyrtare, zyrtarë të Komisionit për Luftimin e Korrupsionit i kanë thënë asaj se në shtëpinë e kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zhivko Kocev, i cili dha dorëheqjen më herët sot, është bërë një kontroll ligjor.Natina tregoi gjithashtu dekretin e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes që akuzon Bankovën.Të akuzuar janë edhe Stefan Dimitrov, Marin Dimitrov dhe Nikolla Nikollov, ndërsa zëvendësi i Bankovas, Ljudmil Marinov është liruar.Avokatja Natina theksoi gjithashtu se Bankova nuk i njeh personat me të cilët akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal. Ajo konfirmoi se në operacionin e djeshëm janë arrestuar dhjetë persona, por vetëm katër janë akuzuar.
Publikoi / Publikuan: БНР екип