LAJME

Artikull

Kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme e tërhoqi dorëheqjen, e dorëzuar nën presion

Premte, 5 Prill 2024, 14:16

Kryesekretari i MPB-së Zhivko Kocev

Kryesekretari i MPB-së Zhivko Kocev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryesekretari i dorëhequr i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zhivko Kocev, mori pjesë në një konferencë të kryeministrit Nikollaj Denkov dhe njoftoi se do të tërheqë dorëheqjen dhe do të mbetet në detyrë. Sipas tij, ai ka vepruar nën presion të madh psikologjik dhe moral. Sipas Denkovit, presioni është ushtruar nga ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov, i cili është përfshirë në projektin e qeverisë teknike dhe nga "persona shumë të lartë të Prokurorisë". Kocev u takua me presidentin Rumen Radev, i cili është i njohur me rastin. Kryeministri dhe presidenti janë pajtuar që procedura për shkarkimin e Zhivko Kocevit nga posti i kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpritet.
Është bërë e ditur se gjatë aksionit të djeshëm kundër agjencisë “Dogana”, Komisioni për Luftimin e Korrupsionit ka bastisur edhe shtëpinë e kryesekretarit Zhivko Kocev.